Kjo është historia e një familje kriminale nga Kalabria, aty ku “vendeta” (gjakmarrja) është ende gjallë. Tre vëllezër, bij të një bariu të vrarë, janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Luixhi, tregtar ndërkombëtar droge, Roko, biznesmen i klasës së mesme dhe Luçano, që bën jetën e heshtur të një bariu... Kur njëri nga vëllezërit bëhet pre e vendetës, jetët e tyre do të tronditen, pa kthim pas.
Dikur një shef kuzhine premtues, tani një djalosh i pamotivuar që jeton në shtëpinë e mamasë së tij, Çarli e fiton jetesën duke punuar si një asistent menaxher në një kinema. Kur ai takon vajzën e ëndrrave dhe babai i tij i larguar prej kohësh kthehet, ai përpiqet të zbulojë atë që do të jetë me të vërtetë.
Në përgatitje për të krijuar familjen e tij, Alan niset në kërkim të mamasë biologjike, që e dha për adoptim, kur ishte foshnje, por ai zbulon më shumë nga çfarë priste. Vëllezër dhe motra të Alanit janë të shpërndarë në tërë Amerikën dhe sjellin veçanti dhe telashe të ndryshme në jetën e tij, por në fund të fundit, familja nuk zgjidhet.
Jeta perfekte e milionerit Majk Rigan permbyset kur nje punetor i tij perdor teknologjine per t'i shkaktuar telashe.
Një burrë i plagosur kërkon të dashuren e tij në shkretëtirën meksikane...
Një "Sajborg" i krijuar si makineri vrasëse, shpëton nga vendi ku u krijua, me ndihmën e një punonjëse të shtetit dhe ai përpiqet të shpëtojë nga shkencëtarët e rrezikshëm që e krijuan.
Historia e balerinit të ri, Rudolf Nurejev që arrin sukses në Rusi, por vizita në Paris e bën të kërkojë azil në Francë.
Jeta e Katjas rrënohet pasi humbet të shoqin dhe të birin në një sulm me bombë. Pas një kohe të gjatë duke vajtuar, ajo vendos të kërkojë të hakmerret.
Masimo, trashëgimtari i një familjeje mafioze siçiliane dhe Laura, drejtoreshë shitjesh në një kompani polake. Jetët e tyre bashkohen, kur Masimo, pas 5 vitesh kërkimi, e gjen dhe vendos ta rrëmbejë duke i kërkuar 365 ditë kohë, si mundësi për të fituar dashurinë e saj. Një rrëfim dashurie në brigjet e mrekullueshme të Italisë.

Gold Dust (2020) - me titra shqip
Diku përgjatë kufirit të Meksikës, dy shokë për kokë përdorin disa harta të vjetra në një kërkim të përjetshëm për të gjetur një anije fantazmë. Por në ditët e sotme aty është një padron droge i cili përdor fëmijë për të fluturuar disa aeroplanë që transportojnë një lloj tjetër thesari, heroinën. (Gold Dust 2020 me titra shqip)
Hejzëlli dhe Gasi janë adoleshent që ndajnë mes vete shumë të përbashkëta, dhe dashurinë që i përfshinë gjatë udhëtimit në Amsterdam. Ata së pari takohen në një grup mbështetës kundër kancerit, ku njëkohësisht që të dy vuajnë nga ajo sëmundje. Bazuar në novelën më të shitur të "The New York Times" vjen njëra nga dramat më të mira dhe më emocionale të vitit 2014. Që të dy, duan fortë librin "Vuajtje Perandorake" dhe si të tillë nisen për në Amsterdam për ta takuar autorin e librit ku edhe bien në dashuri. Shikojini sfidat që do t'i kalojnë Hejzëlli dhe Gasi, sepse është vërtetë film që nuk duhet humbur.
Manou the Swift (2019) me titra shqip
Manou the Swift (2019) me titra shqip
SE SHPEJTI!
SE SHPEJTI!
Një snajper i burgosur i IRA-se është liruar për të ndihmuar qe të ndaloj një vrasës brutal, "te padukshëmin" ne përfundimin e punës se tij të ardhshme.
Për të nxjerr në pah një komplot grabitje, një agjent i FBI i nënshtrohet një operacioni, i cili përballet me identitetin dhe pamje fizike të një terroristi të pamëshirshëm.
Një profesor Britanik vjen në Amerikë për të dhënë mësim kërkon diku një dhomë me qira por vetëm pasi sheh vajzën 14 vjeçare të pronares, vendos të shpërngulet.Megjithëse e urren nënën, ai martohet me të pasi është e vemja mundësi t'i afrohet vajzës, e cila është shumë e pjekur për moshën e saj.Ata fillojnë një udhëtim së bashku, duke u përpjekur ta fshehin se janë babë e bijë,duke u ndjekur nga dikush, i cili Hambërtit i duket si polic.Xhelozia e thellë dhe ndoshta faji për dashurinë e ndaluar, e bëjnë atë burrë të çmendet pak nga pak.
Në vitet '70, agjenti i FBI-së Joe Pistone lë familjen e tij dhe infiltrohet në mafie me emrin Donnie Brasco. Për t'u bërë një gangster ai duhet të tregojë besnikëri absolute dhe gatishmëri për të kryer krime në mënyrë që të pranohet në banda. Donnie njihet me një vrasës të moshuar mjaft cinik i cili s'ka arritur kurrë majat dhe tani në raport me djaloshin sheh mundësinë e një të ardhme të ndryshme.
Një avokat nuk mund të gënjejë për 24 orë për shkak të një dëshire të djalit të tij.
Një endacak i panjohur me një unifromë postieri dhe disa letra, fillon të inspirojë të paktët njerëz të mbijetuar nga apokalipsi në Amerikë.
Një shef kuzhine kinez përfshihet aksidentalisht me një reportere lajmesh e cila filmoi një marrëveshje droge e cila shkoi keq dhe tani përndiqet nga bandat që duan të marrin videokasetën.
Një xhambaz pasi kërkohet nga policia dhe kriminelët, bën marrëveshje me një gazetar televiziv për mbrojtje.
Dy trashëgimtar të paaftë kanë vendosur për të shpëtuar shtëpinë e tyre antike nga miu i cili është përcaktuar me vendosmëri të qëndroi aty ku është.
Në këtë film, paraqitet rrugëtimi I një djali të ri, në industrinë amerikane të pornos së viteve 70 dhe 80.